Lidhje

Banka Botërore thirrje Shqipërisë për reformat


Shqipëri: Banka Botërore anulon fondin pas tenderit në shëndetësi

Shqipëri: Banka Botërore anulon fondin pas tenderit në shëndetësi

Banka Botërore i bëri thirrje Shqipërisë të ndjekë reformat strukturore dhe të vendosë rregulla fiskale në bashkëpunim me FMN-në, ndërkohë që presionet e krizës botërore vazhdojnë të jenë të larta. Shefja e zyrës së Bankës Botërore në Tiranë, Ksenia Lvovski, deklaroi për shtypin në përfundim të detyrës së saj në Shqipëri se ndikimi i krizës botërore dhe recesioni janë ndjerë më shumë se më parë, treguesit e rritjes janë në nivele shumë të ulëta, treguesit e buxhetit nuk janë aty ku duhet, kreditë me probleme janë në shifra të larta dhe sektori privat ka hasur vështirësi në sigurimin e financimeve. Sipas saj, rritja ekonomike e Shqipërisë ka qenë e dobët, por megjithatë ka ecur më mirë se vendet fqinje të ballkanit.

Gabim i serverit

Oops, as you can see, this is not what we wanted to show you! This URL has been sent to our support web team to the can look into it immediately. Our apologies.

Please use Search above to see if you can find it elsewhere

Dua të uroj shqiptarët për zgjedhjet historike që mbajtën. Ato janë dëshmi e angazhimit të shqiptarëve në rrugën e demokracisë dhe të integrimit në Europë. Këto zhvillime janë gjithashtu një trashëgimi e mirë e qeverisë që po ikën, dhe se ajo arriti mjaft rezultate” , tha drejtoresha e Bankës Botërore.
Në disa fusha reformat kanë nevojë të përparojnë më tej si asistenca sociale dhe menaxhimi i burimeve ujore. “Një nga fushat kryesore ku vendi ka nevojë të ngutshme për reforma është sektori energjitik. Problemet në sektorin energjitik kanë shtuar vështirësitë në sektorin fiskal. Po ashtu duhet forcuar pushteti vendor. Qeveria e re është mirë të ndjekë ato reforma që kanë më shumë përparësi dhe të mos hapet në të gjitha fushat në të njëjtën kohë, sepse është me rrezik të madh të ecet në të gjitha drejtimet njëherazi” , tha zonja Lvovski.
Fusha tjetër është konsolidimi fiskal dhe pagesat e prapambetura. “Është shumë e rëndësishme që të bëhen pagesat e prapambetura dhe të paguhen të gjitha faturat e sektorit privat. Qeveria e re duhet të vetëdijësohet se nuk ka hapësia fiskale për investime të rëndësishme, sado ambicjoz të jetë programi i saj”, tha drejtoresha e Bankës së Botërore.
Zonja Lvovski tha se Shqipërisë i nevojitet një program për të rindërtuar hapësirën fiskale dhe për të rritur cilësinë e shpenzimeve publike. “Qeveria e re këshillohet të ngrejë një rregull fiskal, të ngrejë një këshilll të pavarur fiskal dhe të rifillojë programin e bashkëpunimit me FMN-në” - tha ajo.
Projektet dhe bashkëpunimi i Bankës Botërore me Shqipërinë janë regjistruar si një histori suksesi. Vitin e kaluar u zhvilluan 7 projekte në ndërtim rrugësh vendore, në përmirësim dhe rindërtim të 20 shkollave, laboratore shkencore në universitete, në investime mjedisore e turistike në liqenin e Shkodrës, në arkivin e pensioneve; të gjitha efektive dhe rreth 100 milionë usd.
XS
SM
MD
LG