Lidhje

Banka Botërore skualifikon dy kompani shqiptare nga kontratat me të

  • Zëri Amerikës

Banka Botërore skualifikon dy kompani shqiptare nga kontratat me të

Banka Botërore skualifikon dy kompani shqiptare nga kontratat me të

Banka Botërore thotë se ka skualifikuar dy kompani shqiptare për të marrë kontrata të financuara prej saj.

Në një njoftim të publikuar në faqen e saj të internetit, Banka Botërore thotë se skualifikon për dy vjet nga kontrata të tilla kompaninë Rinia SK dhe Dea DHV.

Vendimi i marrë nga Bordi i Sanksioneve të kësaj Banke pason një hetim i cili, sipas njoftimit, zbuloi se këto dy kompani kanë ndjekur praktika të parregullta gjatë fazës së tenderimit të një projekti të financuar nga Banka Botërore në Shqipëri. Asnjërës prej kompanive nuk iu dha kontrata në fjalë.

Në njoftim thuhet se gjatë vitit të kaluar, Banka Botërore ka punuar me partnerët dhe aksionerët e saj për të forcuar mekanizmat globale të anti-korrupsionit. Rasti në fjalë, thotë njoftimi, e ngre në nivele të reja angazhimin e këtij institucioni financiar ndërkombëtar për të ndëshkuar firmat që përdorin praktika korruptuese.

XS
SM
MD
LG