Lidhje

Banka e Italisë ul ndjeshëm parashikimet për rritjen ekonomike


Banka e Italisë ka ulur ndjeshëm parashikimet për rritjen ekonomike të vendit. Në raportin e sotëm, banka parashikon që rritja vjetore e prodhimit të brendshëm bruto të jetë 1 për qind më e ulët se vjet, ndërkohë që parashikimet e mëparshme flisnin për një tkurrje prej vetëm 0.2 për qind.

Në raportin ekonomik të bankës mbi sfidat për qeverinë e ardhshme të vendit, banka shprehet se recesioni që përfshiu Italinë në tremujorin e parë të vitit 2011 do të vazhdojë për një pjesë të mirë të vitit 2013.

Kryeministri Mario Monti mori detyrën në kulmin e krizës për të parandaluar daljen e situatës jashtë kontrollit nën presionin e borxhit të madh publik. Ai është vlerësuar për rikthimin e besimit tek tregu italian, megjithëse masat e ashpra buxhetore e kanë rënduar krizën duke vënë qeverinë e ardhshme përballë një sfide madhore.
XS
SM
MD
LG