Lidhje

Banka e Shqipërisë ul me 0,25 për qind normën bazë të interesit


Banka e Shqipërisë ul me 0,25 për qind normën bazë të interesit

Banka e Shqipërisë ul me 0,25 për qind normën bazë të interesit

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi sot raportin e politikës monetare. Në mbledhjen e mesditës, Banka e Shqipërisë vendosi të ulë me 0,25 për qind normën bazë të interesit.

Guvernatori i Bankës, Ardian Fullani, tha se kjo masë u mor për të nxitur konsumin dhe investimet në vend. Zoti Fullani deklaroi se në gjysmën e dytë të vitit po bien trysnitë inflacioniste, duke filluar që nga muaji gusht.

Por opozita socialiste e vlerësoi si shumë të vonuar këtë masë të Bankës Qendrore. Deputetja Ermelinda Meksi pohoi se opozita ka dy vjet që kërkon të ulet norma bazë e interesit, sepse ka rënë kreditimi. Sipas saj shqetësimi më i madh ekonomik është rritja e borxhit publik; dhe kostoja e borxhit që po rritet shumë. Sipas zonjës Meksi ulja e sotme e normës bazë të interesit nuk pritet të japë efekt sepse është e vonuar dhe problemi është përkeqësuar.

XS
SM
MD
LG