Lidhje

Shqipëri, ulet sërish norma e interesit


Banka qëndrore synon të nxisë stimulin monetar. Norma bazë e interesit zbret në 2.75 përqind. Që nga vera e 2011 kjo është ndërhyrja e dhjetë radhazi e Bankës

Në Shqipëri, Banka qendrore vendosi sot të ulë sërish me 0.25 pikë përqindje normën bazë të interesit, duke e zbritur atë në minimunimin e saj historik 2.75 përqind në përpjekje për të rritur stimulin monetar

“Në gjykimin e Këshillit Mbikqyrës rritja e stimulit monetar, krijon kushtet e përshtatshme për përmbushjen e objektivit të inflacionit në aftamesëm, përmes nxitjes së kërkesës agregate dhe njëkohësisht ankorimit të pritjeve inflacioniste”, shpjegoi guvernatori Ardian Fullani.

Që prej verës së vitit 2011, kur norma bazë e interesit ishte 5.25 përqind Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë 10 herë për ta ulur atë. Ulja e fundit u bë dy muaj më parë në 16 dhjetor.

Duke komentuar zhvillimet ekonomike, guvernatori Ardian Fullani tha se "ekonomia shqiptare shfaqi shenja të qarta ngadalësimi gjatë 20013. Rritja ekonomike gjeti mbështetje në kërkesën e huaj dhe stimulin fiskal, ndërkohë që konsumi dhe investimet private vlerësohet të jenë tkurrur", u shpreh ai.

Banka pret një përmirësim gradual të aktivitetit ekonomik gjatë 2014 , "por ekonomia, theksoi guvernatori Fullani, do të vijojë të mbetet nën potencial dhe inflacioni pritet të qëndrojë në nivele të ulta përgjatë vitit".
XS
SM
MD
LG