Lidhje

Banka, dorëhiqet Ardian Civici


Në Shqipëri, njëri prej anëtarëve të mbetur të Këshillit Mbikqyrës së Bankës Qendrore Ardian Civici dha sot dorëheqjen, “për t’i hapur rrugë ristrukturimit të Bankës”, sic shprehet ai në letrën e dorëzuar në parlament. Ndërkaq prokuroria ka vazhduar me marrjen në pyetje të anëtarëve të Këshillit. Sot ka qenë radha e zëvendës guvernatores Eizabeta Gjoni e cila aktualisht ka marrë dhe kompetencat e drejtimit ekzekutiv të Bankës pas arrestimit të guvernatorit Ardian Fullani:

BSH, Dorehiqet Ardian Civici
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:47 0:00



Zoti Ardian Civici, një figurë e njohur e botës akademike, i dërgoi sot parlamentit dorëheqjen e tij nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikqyrës. Ajo është e para një përfaqësuesi të lartë të Bankës, që nga shpërthimi i skandalit të vjedhjes së afër 7 milion dollarëve, dhe vjen pas një kthese të fortë që morën ngjarjet, me arrestimin e guvernatorit Ardian Fullani dhe Inspektores së Përgjithshme Elivar Golemi e më pas me vendimin e Këshillit për shkarkimin e zotit Fullani.

Në letrën e shkurtër dorëzuar në parlament, zoti Civici njofton dorëhëqjen “në kuadrin e frymës dhe nevojës për t’i hapur rrugën ristrukturimit dhe forcimit të Bankës së Shqipërisë në detyrat dhe misionin e saj të rëndësishëm si dhe arsye shëndetësore personale”.

Me dorëheqjen e zotit Civici, reduktohet dukshëm numri i anëtarëve të Këshillit i cili mbetet në kufijtë e kuorimit vendimmarrës, 5 nga 9 anëtarë. Tani mbetet për t’u parë se me cfarë shpejtësie do të lëvizë parlamenti dhe qeveria.

Kryeministri Edi Rama foli dje për ndërhyrje të shpejta “por pa u ngutur”. Parlamenti ka tanimë përpara kërkesën për shkarkimin e guvernatorit, e cila mbetet një formalitet për t’u plotësuar. Ndërkohë nuk dihet se kur do të veprohet për të gjetur pasuesin e tij. Zoti Rama u mjaftua dje të theksonte se nuk do të ishte një figurë me të shkuar politike por një profesionist nga radhët e sistemit financiar dhe Bankar. Por përpara se të mendojë për guvernatorin, shumica duhet të plotësojë Këshillin mbikqyrës, nëse nuk ka ndërmend të ndëhyjë edhe ndaj anëtarëve të mbetur. Edhe në këtë pikë kryeministri foli dje me terma të përgjithshme duke i mëshuar faktit se në cdo hap do të respektohet pavarësia e Bankës. Guvernatori emërohet nga presidenti, pas propozimit të kreut të qeverisë.

Ndërkohë nga parlamenti nuk ka asnjë sinjal as mbi fatin e Inspektores së Përgjithshme Elivar Golemi. Këshilli Mbikqyrës i Bankës e shkarkoi guvernatorin pas arrestimit. Ndërsa funksioni i Inspektorit të Përgjithshëm është komptencë e parlamentit, i cili ka një kërkesë për shkarkimin e zonjës Golemi edhe nga Komisioni i Ekonomisë.

Ky komision ndërpreu seancat dëgjimore pas një kërkese të Prokurorisë e cila po merr në pyetje anëtarët e Këshillit Mbikqyrës. Sot ishte radha e zëvendës guvernatores Elizabeta Gjoni së cilës i janë kaluar kompetencat e drejtimit ekzekutiv të Bankës. Ajo u pyet për më shumë se dy orë. Në ndryshim nga anëtarët e tjerë të Këshillit, ajo ka patur përgjegjësi direkte në veprimtarinë e Bankës, si numri dy pas guvernatorit.

XS
SM
MD
LG