Lidhje

Bankat botërore marrin masa për të mbështetur sistemin financiar


Bankat botërore marrin masa për të mbështetur sistemin financiar
Bankat botërore marrin masa për të mbështetur sistemin financiar

Bankat qendrore më të mëdha të botës ndërmorën masa të bashkërenduara sot për të mbështetur sistemin financiar global, që rezultuan në rritjen e çmimeve të aksioneve.

Rezerva federale amerikane, Banka qendrore evropiane, Banka e Anglisë dhe bankat qendrore të Japonisë, Kanadasë dhe Zvicrës thanë se që nga e hëna dollari do të huazohet me një çmim 0.5 për qind më të lirë.

Këto masa merren për të rritur qarkullimin e kapitalit për bankat evropiane të mbërthyera në krizën e borxheve që ka kaplluar kontinentin. Masat synojnë gjithshtu të nxisin aktivitetin ekonomik në botë.

Çmimet e aksioneve u rritën 3 për qind ose më shumë në bursat e Nju Jorkut, Londrës, Parisit dhe Frankfurtit. Analistët i përshëndetën veprimet e fundit të bankave qendrore, por ngritën pikëpyetje për jetëgjatësinë e ndikimit të tyre.

XS
SM
MD
LG