Lidhje

Në vazhdën e skandalit të FIFA-s


Dy banka britanike kanë hapur hetime të brendshme për të zbuluar se si ishin transferuar përmes institucioneve të tyre pagesa të paligjshme të kryera në skemën e afereve korruptive të lidhur me futbollin.

Bankat Barclays dhe Standard Chartered janë ndër dhjetëra institucione financiare të përmendura në aktpadinë e paraqitur nga autoritetet federale amerikane ndaj 14 drejtuesve të kompanive private dhe zyrtarëve të FIFA-s në një skandal që lidhet me akordimin e kontratave për transmetimin televiziv të ndeshjeve.

Aktpadia nuk ngre akuza ndaj ndonjë banke. Por në konferencën për shtyp ku u bënë publike akuzat, prokurori federal Kelly Currie tha se hetimet do të analizojnë edhe veprimet e institucioneve financiare për të parë nëse bankat ishin në dieni të aktivitetit për pastrimin e parave të siguruara përmes mitmarrjes.

XS
SM
MD
LG