Lidhje

Hetimet për shpërthimin në Bankok


Autoritetet tajlandeze kanë nxjerrë një urdhër arresti për personin që mendohet të jetë përgjegjës për shpërthimin me bombë që shkaktoi vdekjen e 22 vetëve pranë një objekti të shenjtë të Bangkok.

Shefi i Policisë Somyot Poompanmoung tha sot se ka shumë gjasa që i dyshuari të ketë vepruar si pjesëtar i një rrjeti, por motivet dhe kombësia e tij nuk janë përcaktuar ende.

Autoritetet thanë se personi mund të jetë tajlandez ose i huaj. Ata po ofrojnë 28 mijë dollarë shpërblim për informacion që mund të çojë në kapjen e të dyshuarit.

XS
SM
MD
LG