Lidhje

Banorët e Kievit marrin ujë të pijshëm nga një pus publik i kryeqytetit të Ukrainës

  • Zëri Amerikës

Banorët e Kievit marrin ujë të pijshëm nga një pus publik i kryeqytetit të Ukrainës

Banorët e Kievit marrin ujë të pijshëm nga një pus publik i kryeqytetit të Ukrainës

Mbushja e shisheve me ujë të pijshëm nga një pus publik në kryeqytetin e Ukrainës Kiev, është një detyrë e përditshme për banorët e tij.

Banorët e Kievit nuk janë viktima të ndonjë thatësire apo fatkeqësie natyrore që detyrohen t’i kthehen metodës së hershme, por për ata kjo është mënyra më e sigurt, për të përdorur ujë të pastër. Ka më shumë se 150 pika për furnizimin me ujë nëpër puset rreth qytetit.

Autoritetet vendase kanë në plan që t’i mbyllin puset, dhe u bëjnë thirrje njerëzve që të blejnë ujin. Por njerëzit që mbushin ujë nëpër puse thonë se ky ujë është shumë më i sigurt se uji i çezmës apo dhe uji që blejnë nëpër dyqane.

Pasiguria e cilësisë së ujit të pijshëm është një krizë që ka mbërthyer banorët e Ukrainës.

XS
SM
MD
LG