Lidhje

Banorëve të Kalifornisë u këkohet të përgatiten për tërmetet


Banorëve të Kalifornisë u këkohet të përgatiten për tërmetet
Banorëve të Kalifornisë u këkohet të përgatiten për tërmetet

Tërmeti dhe cunami që goditi Japoninë në muajin mars ka shërbyer si një sinjal dramatik që njerëzit kudo duhet të jenë të përgatitur për katastrofat e këtij lloji. Këtu në Shtetet e Bashkuara shkencëtarët thonë se Kalifornia mund të goditet nga një tërmet i fuqishëm.

Fëmijët ulen dhe gjejnë një strehë të sigurt në simulimet të cilat u kujtojnë banorëve të Kalifornisë të përgatiten për mbrojtje nga tërmete të mundshme.

Në vitin 1994, një tërmet me fuqi 6,7 ballë goditi lagjen Northridge të Los Anxhelosit duke shkaktuar vdekjen e 57 personave dhe plagosjen e shumë të tjerëve.

Ekspertët thonë se një tërmet më i fuqishëm, ndoshta i shkallës 7,8 ballë, ka të ngjarë të godas rajonin jugor të San Andreas afër Los Anxhelosit në vitet e ardhshme. Tërmeti mund të shkaktojë vdekjen e mijëra përsonave dhe dëme më vlerë prej miliarda dollarësh.

Edhe Kalifornia veriore mund të goditet, ndërkohë që qyteti i San Franciskos në vitin 1906 u godit nga një tërmet shkatërrimtar dhe zjarret.

Kryqi i Kuq Amerikan ka vënë në shitje pako me pajisje të nevojshme për katastrofat natyrore, që sipas sipas specialistes së Kryqit të Kuq për edukim, Lisa Klink, secili person duhet të ketë një pako të tillë, që përmbajnë furnizime bazë për të mbijetuar në raste katastrofash.

“Mund të mbetesh i vetëm për disa ditë dhe duhet të jesh i përgatitur. Ne i këshillojmë njerëzit të kenë furnizime shtëpiake, ushqim dhe ujë për të paktën tre ditë, do të ishte mirë të kenë furnizime për një javë”.

Disa banorë të Kalifornisë e marrin me seriozitet këtë mesazh. Nicole Perzik, thotë se ajo është e përgatitur.

“Kam ujë dhe furnizime të llojeve të ndryshme në rast se ndodh diçka, kjo është veçanërisht e rëndësishme për ata që kanë kafshë shtëpiake. Kjo bënë të ndjehem më e ndërgjegjshme”.

Në Kaliforni jetojnë njerëz nga e gjithë bota, prandaj pjesë e kësaj sfide është dërgimi i mesazhit që këta njerëz duhet të jenë të përgatitur.

Disa prej tyre kanë parë katastrofa tjera, përfshirë ciklonet dhe vërshimet që kohët e fundit kanë goditur përëndimin e mesëm të Amerikës. Barry Goldenberg, i cili ka lëvizur nga ky rajon thotë se ai ka përvojë me katastrofat dhe është i përgatitur për tërmetet.

“Nuk shqetësohem sepse ndoshta unë jam mësuar me fatkeqësitë natyrore”.

Kalifornia ka një nga rregullat më të rrepta të ndërtimit në botë, por zyrtarët janët të shqetësuar rreth ndërtesave të shkollave dhe thonë se edhe në ndërtesat e sigurta njerëzit mund të plagosen.

Ata duhet të përgatiten, thotë Mark Benthien i cili punon për Qëndrën e Kalifornisë Jugore për Tërmetet.

“Të parët që me të vërtetë përgjigjen gjatë katastrofave janë fqinjët tanë dhe vetë ne. Ekipet e para përgjegjëse të qeverisë janë zjarrëfikësit të cilët nuk mund të arrijnë në vendin e ngjarjes aq shpejtë”.

Kryqi i Kuq Amerikan dhe departamentet vendase të zjarrëfikësve ofrojnë trajnime përgatitore, dhe zyrtarët thonë se çdo njeri duhet ketë një plan emergjent para ndodhjes së një katastrofe.

Regjisori i filmit Stanley Issacs ka kryer kursin përgatitor dhe ai dhe bashkshortja e tij ishin të përgatitur për tërmetin e vitit 1994 që goditi lagjen Northridge.

“Isha duke punuar në vendin ku regjistronim një film dhe kisha me vete një jelek, që e kam përdorur gjatë punës, i cili ishte i pajisur me një elektrik dore, pajisje dhe gjëra tjera. Natën kur ndodhi tërmeti e vesha jelekun dhe ia dhashë elektrikun e dorës dhe një radio dore bashkshortes sime. Ajo u ndjeh mirë dhe nuk e ka harruar faktin që unë i dhashë asaj një elektrik dore në atë kohë”.

Ai tani ka krijuar dhe ka vënë në shitje të ashtuquajturin jelek mbijetues, të pajisur me furnizime të domosdoshme përfshirë ujë, një radio dore, dhe një elektrik dore.

Shkencëtarët thonë se një tërmet i fuqishëm do ta trondisë Kaliforninë. Pyetja është se kur do të ndodh dhe a do të jenë të përgatitur njerëzit.

XS
SM
MD
LG