Lidhje

Pres. Obama, Zonja e Parë do të shkojnë në Afrikën e Jugut


Shtëpia e Bardhë thotë se Presidenti Barak Obama dhe Zonja e Parë
Michelle Obama do të shkojnë javën e ardhshme në Afrikën e Jugut për të nderuar ikonën e apartejdit, Nelson Mandela.

Sekretari i Shtypit i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney, tha se çifti i parë i Shteteve të Bashkuara do të marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore, duke shtuar se do të bëjnë të njohura më tepër hollësi, kur t’i kenë ato.

Në Funeralin e Nelson Mandelës pritet të shkojnë të gjithë presidentët amerikanë që jetojnë, në se ua lejon gjendja shëndetësore.

Po ashtu atje pritet të shkojnë edhe njerëz të famshëm, të afërt me zotin Mandela. Një prej tyre është Oprah Winfrey.

Në Shtetet e Bashkuara flamujt do të ngrihen në gjysëm shtizë deri më 9 dhjetor, për të nderuar Nelson Mandelën.
XS
SM
MD
LG