Lidhje

Obama: Trump do e kuptojë se Shtëpia e Bardhë do ta "ndryshojë thellësisht"


President Barack Obama speaks during a news conference in the Brady press briefing room at the White House in Washington, Nov. 14, 2016.
President Barack Obama speaks during a news conference in the Brady press briefing room at the White House in Washington, Nov. 14, 2016.

Presidenti Barack Obama tha se "batutat për televizion" jo gjithmonë janë të barazvlershme me politika të shëndosha dhe se presidenti i zgjedhur Donald Trump do ta shohë se Shtëpia e Bardhë "ka për ta ndryshuar rrënjësisht shumë shpejt".

Presidenti Obama i bëri këto komente të hënën, në konferencën e parë të shtypit në Shtëpinë e Bardhë, që pas zgjedhjeve dhe fitores së paparashikuar të Donald Trumpit ndaj kandidates demokrate Hillary Klinton.

Presidenti Obama, i cili u takua të nesërmen e zgjedhjeve me fituesin e tyre në Shtëpinë e Bardhë, tha se beson se presidenti i ardhshëm nuk është aq ideologjik sa ç'mendojnë njerëzit dhe se ai do të jetë një udhëheqës pragmatist, për sa kohë të jetë i rrethuar nga njerëz të mirë.

President Barack Obama meets with President-elect Donald Trump in the Oval Office of the White House in Washington, Nov. 10, 2016.
President Barack Obama meets with President-elect Donald Trump in the Oval Office of the White House in Washington, Nov. 10, 2016.

Presidenti Obama tha se ai po largohet duke e lënë vendin në gjendje më të mirë se sa e gjeti kur erdhi në pushtet në vitin 2009, kur ekonomia rrezikohej nga depresioni me një "sërë rreziqesh që duheshin shuar". Presidenti Trump, tha ai, do të ketë "kohën dhe hapësirën" e duhur për të marrë vendimet e tij ligjore dhe se temperamenti aq shumë i përfolur, nuk do të jetë përherë një gjë e mirë për të.

WATCH: Obama Calls Trump ‘Gregarious,’ ‘Pragmatic’

Obama Calls Trump ‘Gregarious,’ ‘Pragmatic’
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:07 0:00

Presidenti tha se ata që e kundërshtojnë zotin Trump duhet të pranojnë se kjo është mënyra se si funksionon demokracia. Ai u bëri thirrje atyre të lejojnë udhëheqësin e ri të marrë vendimet e veta, duke shtuar se, populli amerikan do ta gjykojë drejtësinë e tyre.

Presidenti Obama tha se zgjedhja e Donald Trumpit, me një pjesëmarrje 55 për qind, ku Trumpi humbi votën popullore, por fitoi votën e Kolegjit Elektoral, është një kujtesë se zgjedhjet janë të rëndësishme dhe çdo votë është e rëndësishme.

WATCH: Obama Talks of ‘Strong, Robust NATO Relationship’

Obama Talks of ‘Strong, Robust NATO Relationship’
please wait

No media source currently available

0:00 0:00:47 0:00

Udhëtimi i Presidentit Obama

Presidenti Obama u nis të hënën për udhëtimin e tij të fundit jashtë vendit, për një vizitë me ndalesa në Greqi, Gjermani dhe Peru.

Zv/Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Ben Rhodes tha se udhëtimi është një sinjal solidariteti me aleatët e ngushtë të Shteteve të Bashkuara dhe një mënyrë për të treguar "mbështetjen për një Evropë të fortë dhe të integruar".

Zoti Rhodes tha se pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve, presidenti Obama dhe administrata e tij janë të interesuara që administrata e ardhshme të jetë e suksesshme dhe se bota po ashtu ka të njejtat interesa.

WATCH: Obama Stresses Strong Transition

Obama Stresses Smooth Transition
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:10 0:00

Retorika dhe Realiteti

Zoti Trump është shprehur vazhdimisht kundër marrëveshjeve ndërkombëtare të nënshkruara gjatë administratës së presidentit Obama, siç është marrëveshja për programin bërthamor të Iranit, marrëveshja për ndryshimet klimatike, që hyri në fuqi muajin e kaluar, apo marrëveshja për Tregëti të Lirë Transpaqësore (TPP), që ende nuk është miratuar nga senati.

Presidenti Obama tha se Irani është një shembull i mirë që tregon hendekun "midis retorikës dhe realitetit". Është e lehtë ta cilësosh një marrëveshje si shumë të keqe, në se nuk je përgjegjës për të, tha ai.

Presidenti tha se Irani e ka respektuar marrëveshjen bërthamore të nënshkruar vitin e kaluar me Shtetet e Bashkuara dhe 5 fuqi të tjera botërore. Ai tha se do të ishte e vështirë të shpjegosh se përse duhet prishur kjo marrëveshje dhe se Shtetet e Bashskuara duhet të bindin edhe vendet e tjera, që janë pjesë e marrëveshjes.

XS
SM
MD
LG