Lidhje

Gjendja e gruas dhe barazia gjinore në Shqipëri

  • Laura Konda

Mbi 300 qeveri, fondacione dhe biznese në gjithë botën janë përfshirë në një nismë të Kombeve të Bashkuara për të përmirësuar kujdesin shëndetësor për miliona gra dhe fëmijë të varfër. Pjesë e kësaj nisme është bërë edhe Shqipëria; por ndërsa atje mbizotëron një situatë e acaruar politike, ku palët shumë pak bien dakord për çështjet, anashkalohen, apo nuk i kushtohet rëndësia e duhur problemeve sociale si: papunësia, cilësia e arsimit, gjendja nëpër spitale, barazia gjinore, apo gjendja e fëmijëve. Zv. Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Bardhylka Kospiri,mori pjesë në takimin e Kombeve të Bashkuara dhe foli në një intervistë nga Nju Jorku për emisionin "Ditari" lidhur me barazinë gjinore dhe disa probleme të gjendjes së grave në Shqipëri.


Trego komentet

XS
SM
MD
LG