Lidhje

Basha kërkon dorëheqjen e Metës


Kryetari i opozitës reagon pas publikimeve ku hidhen dyshime për përfshirjen e kryetarit të parlamentit në një aferë ryshfeti në vitin 2010

Në Shqipëri kryetari i opozitës Lulzim Basha kërkoi sot dorëheqjen e kryetarit të parlamentit Ilir Meta dhe nisjen e hetimeve ndaj tij pas publikimit në media të dyshimeve se ai mund të jetë përfshirë në një aferë ryshfeti në vitin 2010

“Faktet janë publikuar. Dosja është e plotë. Çështja është shumë serioze. Siç shprehet avokatja e qeverisë shqiptare Clifford Chance, hetimi mund të zbulojë skemën më të madhe të korrupsionit dhe mashtrimit në Shqipëri. Korrupsioni, marrja e rryshfetit, përvetësimi i miliona eurove është kthyer në normë sjellje e Ilir Metës dhe Edi Ramës, është bërë zakoni i tyre”, deklaroi zoti Basha.

Sipas një artikullit të botuar nga BIRN, rrjeti i gazetarisë investigative në Ballkan, zoti Meta dyshohet të ketë ndikuar në favor të një biznesmeni i cili është tashmë i arrestuar nën akuzën e mashtrimit dhe patrimit të parave, dhe se ka marrë në këmbim ryshfete prej tij.

Por kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili reagoi duke folur për shpifje e duke saktësuar se “është e drejtë e kujtdo të kërkojë dorëheqje” dhe se “kërkesa e opozitës do të trajtohet në parlament”.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG