Lidhje

Kerry: po punohet për një marrëveshje me Moskën mbi Sirinë


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha sot se shpreson që një marrëveshje armëpushimi me Rusinë do t’i japë fund luftimeve në qytetin sirian të Alepos.

Pas takimit me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, zoti Kerry i tha gazetarëve se po priste për disa”informacione reagime”, por shtoi se “po punohet për këtë çështje”, pa dhënë hollësi.

Po të enjten, presidenti sirian Bashar al-Assad tha se luftimet në vendin e tij do të vazhdojnë deri në përfundimin e konfliktit 5-vjeçar.

Ai i bëri këto komente në një intervistë të publikuar sot në gazetën qeveritare al-Watan. Dje ushtria siriane me mbështetjen e Rusisë mori kontrollin e pjesës më të madhe të pjesës të vjetër të Aleppos, e cila që nga viti 20102 ka qenë nën kontrollin e forcave rebele.

Presidenti sirian tha në intervistë se fitorja në Aleppo nuk do të thotë se lufta ka marrë fund, por tregon se është bërë një hap shumë i madh drejt fundit të saj. Ai hodhi poshtë idenë për një marrëveshje në Alepo, përsa kohë që atje ndodhen ende forcat rebele.

Këto të fundit patën propozuar një armëpushim 5-ditor për të lejuar hyrjen e ndihmave humanitare për civilët, me premtimin për të diskutuar për të ardhmen e qytetit menjëherë pas armëpushimit.

XS
SM
MD
LG