Lidhje

Bashar al-Assad: Në Siri nuk mund të bëhen reforma përmes vandalizmit


Bashar al-Assad: Në Siri nuk mund të bëhen reforma përmes vandalizmit
Bashar al-Assad: Në Siri nuk mund të bëhen reforma përmes vandalizmit

Presidenti sirian Bashar al-Assad thotë se “sabotatorët” janë duke u përpjekur të shfrytëzojnë thirrjet e tij të ligjshme për ndryshime dhe se në vendin e tij nuk mund të bëhen reforma përmes vandalizmit.

Fjalimi 70-minutash në Universitetin e Damskut ishte i treti i zotit Asad që kur filluan protestat në mes të marsit.

Dëshmitarët thanë se protestat filluan menjëherë pas fjalimit të zotit Asad në disa vende, përfshirë provincën Idlib dhe qytete e Homsit dhe Hamas. Protestuesit e dënuan fjalimin dhe bënë thirje për largimin e presidentit sirian.

Zoti Asad tha se po formon një komision që do të shqyrtojë reformat në kushtetutën e Sirisë, përfshirë atë që do t’i jepte pushtet politik partive të tjera përveç partisë Baath në pushtet. Ai paralajmëroi gjithashtu se vendi po përballet me dobësimin apo shkatërrimin e ekonomisë.

Agjencia franceze e lajmeve foli me refugjatë në kufirin turk që reaguan me zemërim ndaj fjalimit të zotit Asad.

XS
SM
MD
LG