Lidhje

Bashar al-Assad: Siria do të triumfojë mbi "komplotin"


Bashar al-Assad: Siria do të triumfojë mbi "komplotin"
Bashar al-Assad: Siria do të triumfojë mbi "komplotin"

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad u tha mijëra përkrahësve të tij se vendi do të triumfojë mbi "komplotin" që ai ka fajësuar për trazirat anti-qeveritare prej 10 muajsh.

Presidenti Assad u tha të pranishmëve në një manifestim sot në kryeqytetin Damask, se ai dëshiron të marrë fuqi prej tyre, një ditë pasi mbajti një fjalim në television, gjatë të cilit u zotua se do të shtypë "terroristët me grusht të hekurt".

Zoti Assad doli në manifestim, ndërsa një anëtar i misionit vëzhgues të Lidhjes Arabe u largua nga ekipi, që po vlerëson respektimin nga ana e qeverisë siriane të një marrëveshjeje për të ndalur dhunën kundër protestuesve.

Në një intervistë televizive, vëzhguesi Anwer Malek tha se misioni është "farsë" dhe se qeveria siriane "fabrikoi" pjesën më të madhe të dokumentave dhe ngjarrjeve të shqyrtuara nga vëzhguesit e Lidhjes Arabe.

Ndërkohë, Qiproja tha sot se një anije, që dyshohet se transporton tonelata municione për në Siri, është e lirë të largohet nga një port i Qipros, pasi ndryshoi destinacion.

Anija u ankorua dje në Qipro për shkak të kohës së keqe dhe njoftohet se kishte në bord 35 deri 60 ton municion.

XS
SM
MD
LG