Lidhje

Bashkësia Islame në Kosovë kërkon përdorimin e shamive në institucionet arsimore


Bashkësia Islame e Kosovës, paralajmëroi sot se do të kërkojë ndërhyrjen e Gjykatës Kushtetuese nëse institucionet nuk shfuqizojnë vendimin e Ministrisë së Arsimit, që ndalon përdorimin e shamive të kokës nga besimtaret myslimane në mjediset arsimore në Kosovë.

Ndalimi i shamisë, që sipas autoriteteve bazohet në kushtetutën e vendit, ka nxitur edhe protesta, ndërsa Bashkësia Islame sot kërkoi që kjo çështje të zgjidhet në rrugë institucionale dhe njëkohësisht të hapet debati për futjen e lëndës së edukimit fetar në shkollat e Kosovës.

XS
SM
MD
LG