Lidhje

Bashkëthemeluesit e rrjetit Facebook dhurojnë për misione bamirëse

  • Zëri Amerikës

Bashkëthemeluesit e rrjetit Facebook dhurojnë për misione bamirëse

Bashkëthemeluesit e rrjetit Facebook dhurojnë për misione bamirëse

Bashkëthemeluesit e rrjetit Facebook, Mark Zukerberg dhe Dastin Moskovitz thonë se kanë në plan të japin më shumë se gjysmën e pasurisë së tyre për misione bamirëse.

Ata janë mes 17 amerikanë më të pasur, që marrin pjesë në një program të filluar nga bashkëthemeluesi i Mikrosoftit, Bill Gejts dhe investitori Uorren Bafet. Synimi është që njerëzit më të pasur në Shtetet e Bashkuara të angazhohen për të dhënë më shumë donacione bamirëse.

Këtë vit, Zukerberg njoftoi një dhuratë prej 100 milionë dollarësh për sistemin e shkollave publike të Njuarkut në Nju Xhersi.

Zukerber, cili është 26 vjeç, thotë se njerëzi presin deri vonë në karierën e tyre për të dhuruar megjithëse nuk është e nevojshme të presin. Ai tha se mundësitë janë që shumë të rinj të dhurojnë në fillimet e jetës së tyre profesionale dhe të shikojnë rezultatet e përpjekjeve të tyre filantropike. Mendohet që Zuckerberg të ketë një pasuri prej 6.9 miliardë dollarësh.

Dhuruesit e rinj i janë bashkuar projektit bamirës të quajtur “Zotimi për të Dhuruar”. Grupi ka tani 57 anëtarë, mes të cilëve kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Majkëll Bllumberg, themeluesi i kanlit televiziv CNN, Ted Turner dhe regjisori Xhorxh Lukas.

XS
SM
MD
LG