Lidhje

Tension në Bashkinë e Tiranës


Këshilltarët e majtë shkarkojnë kryetarin e Këshillit bashkiak. Votimi në paradhomën e sallës së mbledhjes e cila ishte mbyllur. Bashkia Vendimet të paligjshme

Në Shqipëri këshilltarët e majtë vendosën sot shkarkimin e kryetarit të Këshilli bashkiak të Tiranës Njazi Kosovrasti, përfaqësues demokrat, duke emëruar në vendin e tij zotin Aldrin Dalipi. Votimi për këtë vendim u krye në një nga paradhomat e sallës së mbledhjeve të Këshillit, e cila u mbajt e mbyllur nga Bashkia. Thirrja e Këshillit për shkarkimin e kryetarit ishte bërë nga përfaqësuesit e majtë, por sipas Bashkisë nuk kishte patur asnjë njoftim zyrtar dhe se cdo vendim I marrë ishte I paligjshëm sipas saj.

Tension në Bashkinë e Tiranës
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:07 0:00

Momente të forta tensioni sot në Bashkinë e Tiranës, ku sipas këshilltarëve të majtë do të duhej të zhvillohej mbledhja e Këshillit. Aleanca e Lëvizjes socialiste për Integrim me partinë socialiste ndërroi ekuilibrat në këtë këshill, duke bërë që e majta të merrte kontrollin e tij e të kërkonte menjëherë shkarkimin e kryetarit aktual, demokratit Njazi Kosovrasti."Ne kemi ezauruar të gjithë hapat ligjor për thirrjen e kësaj mbledhjeje. Ligji e përcakton qartësisht që mbledhjet jashtë radhës thirren nga një e treat e këshilltarëve. Këtë kërkesë ja drejtuam zotit Kosovrasti I cili përreth 15 ditë nuk pati kurajon, nuk denjoi dhe shpërfilli kolegët e këshillit bashkiak të Tiranës, aq më tepër që këta kolegë përbëjnë sot një shumicë dominuese në këshill, pasi janë 32 këshilltarë”, deklaroi kryetari I këshilltarëve të majtë Aldrin Dalipi.

Por ndërsa u paraqitën për të marrë pjesë në mbledhje, dyert e sallës së Këshillit u gjetën të mbyllura.Por bashkia përmes një deklarate u shpreh se nuk ka patur asnjë njoftim zyrtar për thirrjen e mbledhjes së Këshillit. Ndërkohë që socialistët shprehen për të kundërtën dhe tregojnë shkresat zyrtare të nisura për këtë qëllim.Më herët tension pati edhe mes këshilltarëve të majtë dhe punonjësve të policisë bashkiake të cilët nuk donin të lejonin që mediat të futeshin brenda.

Të mbledhur në një nga paradhomat e sallës së mbledhjeve të Këshillit, të majtët pritën për afër një orë që kryebashkiaku Basha të urdhëronte hapjen e sallës. Më pas ata vendosën që ta zhvillonin mbledhjen dhe votimin aty, duke marrë vendim për shkarkimin e zotit Kosovrasti dhe emërimin në vend të tij të Aldrin Dalipit.Bashkia nga ana e saj u shpreh se nuk ka patur asnjë mbledhje zyrtare të Këshillit dhe se sipas saj “të gjithë veprimet dhe deklaratat e sotme të disa anëtarëve të Këshillit Bashkiak janë në kundërshtim flagrant me ligjin dhe janë të motivuara nga fryma e konfliktit politik”.

Përplasja mes palëve pritet të vazhdojë duke qenë se vendimi i sotëm për zëvendësimin e kryetarit të Këshillit bashkiak duhet të miratohet më parë nga prefekti, i emëruar i qeverisë
XS
SM
MD
LG