Lidhje

Bashkia e Tiranës paralajmëron se nuk do të tolerojë ndërtimet pa leje

  • Armand Mero
  • Tiranë

Bashkia e Tiranës paralajmëron se nuk do të tolerojë ndërtimet pa leje

Bashkia e Tiranës paralajmëron se nuk do të tolerojë ndërtimet pa leje

Në Tiranë, Bashkia parlajmëroi sot se nuk do të tolerojë ndërtimet pa leje dhe se ka pezulluar aktualisht punimet në 67 objekte

Pak ditë më parë ndërhyrjen ndaj ndërtimeve të paligjshme e kishte paralajmëruar edhe kryebashkiaku i ri i Tiranës Lulzim Basha në një intervistë për Zërin e Amerikës ku ai kishte theksuar se do të zbatohet me rigorozitet ligji.

Zëdhënesja e Bashkisë Anila Bisha njoftoi se në dispozicion të qytetarëve është vënë edhe një numër telefoni ku mund të denoncohen të gjitha rastet e ndërtimeve pa leje në kryeqytet duke përsëritur se ato nuk do të tolerohen.

Fenomeni i ndërtimeve pa leje lulëzoi javët e fundit për shkak të periudhës së gjatë të procesit zgjedhor në kryeqytet dhe paralizimit që kjo situatë tranzicioni shkaktoi edhe tek institucionet e bashkisë së kryeqytetit

XS
SM
MD
LG