Lidhje

Bashkimi Europian zgjeron sanksionet kundër Iranit

  • Zëri Amerikës

Bashkimi Europian zgjeron sanksionet kundër Iranit

Bashkimi Europian zgjeron sanksionet kundër Iranit

Bashkimi Europian ka zgjeruar sanksionet kundër Iranit si pasojë e vazhdimit të abuzimit me të drejta e njeriut në këtë vend.

Bashkimi Europian sot shtoi edhe 29 emra të tjerë në listën e subjekteve që u janë ngrirë asetet tregtare ose njerëzve që u ndalohen udhëtimet.

Sekretari i Jashtëm britanik Uilliam Hejg tha se sanksionet ishin shtuar për të tërhequr vemendjen ndaj asaj që ai e quajti "gjendje e tmerrshme" e të drejtave të njeriut në Iran.

Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara e kanë ndëshkuar Iranin me një sërë sanksionesh për dhunimin e të drejtave të njeriut dhe për blerje të teknologjisë bërthamore. Irani thotë se programi i tij bërthamor është për qëllime paqësore.

Sot, agjencia gjysmë-zyrtare iraniane FARS tha se dy regjisorët e arrestuar muajin e kaluar për lidhje të dyshuara me shërbimin e gjuhës farsi në BBC, u liruan.

Në njoftim thuhet se Naser Safarian dhe Mohsen Shahnazder janë liruar, por agjencia FARS nuk ka dhënë njoftime për 4 regjisorët e tjerë të arrestuar muajin e kaluar.

Irani i ka akuzuar regjisorët se kanë punuar me BBC-në për materiale që kanë dëmtuar imazhin e vendit.

XS
SM
MD
LG