Lidhje

Bashkimi Evropian emëron zotin Havier Bu dë Marnjak si kreun e ri të EULEX-it

  • Zëri Amerikës

Bashkimi Evropian emëron zotin Havier Bu dë Marnjak si kreun e ri të EULEX-it

Bashkimi Evropian emëron zotin Havier Bu dë Marnjak si kreun e ri të EULEX-it

Bashkimi Evropian emëroi zotin Havier Bu dë Marnjak si kreun e ri të Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë. Vendimi u mor me rekomandimin e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtëme dhe Sigurinë, Katerinë Ashton.

Zoti Bu dë Marnjak, i cili i ze vendin zotit Iv dë Kermabon, do të fillojë nga detyra më 15 tetor të këtij viti. Mandati i tij është një vit dhe mund të përtërihet pas kësaj periudhe.

Zonja Ashton tha se shefi i ri i EULEX-it ka cilësitë e duhura drejtuese për të vënë në zbatim një operacion të madh të sundimit të ligjit në një mjedis kompleks.

XS
SM
MD
LG