Lidhje

Bashkimi Evropian i jep zyrtarisht Malit të Zi statusin e kandidatit

  • Zëri Amerikës

Bashkimi Evropian i jep zyrtarisht Malit të Zi statusin e kandidatit

Bashkimi Evropian i jep zyrtarisht Malit të Zi statusin e kandidatit

Udhëheqësit evropianë ranë dakord sot t’i japin zyrtarisht Malit të Zi statusin e kandidatit për në Bashkimin Evropian.

Në takimin e sotëm, udhëheqësit mbështetën rekomandimin e bërë muajin e kaluar nga Komisioni Evropian për Malin e Zi por nuk caktuan një datë për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit.

Zyrtarët evropianë thonë se Mali i Zi ka bërë përparim të mjaftueshëm për statusin e kandidatit por ata sinjalizojnë se vendi ka nevojë t’i përshpejtojë reformat që të mund të fillojnë bisedimet e anëtarësimit.

Mali i Zi, me një popullsi prej 630,000 banorësh, e fitoi pavarësinë nga Serbia në vitin 2006 dhe bëhet kandidati i pestë zyrtar për anëtarësim në BE, pas Kroacisë, Islandës, Maqedonisë dhe Turqisë.

Nga këta pesë vende, vetëm Kroacia dhe Turqia janë në bisedime për anëtarësim, ndërsa Maqedonia është penguar nga Greqia për të filluar bisedimet.

XS
SM
MD
LG