Lidhje

Bashkimi Evropian shton presionin ekonomik ndaj Iranit


Bashkimi Evropian shton presionin ekonomik ndaj Iranit
Bashkimi Evropian shton presionin ekonomik ndaj Iranit

Bashkimi Evropian shtoi presionin ekonomik ndaj Iranit në përgjigje të programit të tij të debatueshëm bërthamor.

Ministrat e BE-së ranë dakort sot në Bruksel të shtojnë numrin e individëve dhe bizneseve që janë përshirë në sanksionet ekzistuese. Ata ranë dakort gjithashtu të shqyrtojnë masa të tjera kundër Iranit në sektorët e energjisë dhe transportit, që janë jetike për Iranin.

Diplomatët thanë se 180 diplomatë dhe kompani iraniane do të preken nga sanksionet e reja. Fuqitë perendimore dyshojnë se Irani po përpiqet të zhvillojë armën bërthamore, ndërsa Teherani thotë se programi ka synime paqësore. Bashkimi Evropian, po ashtu dënoi sot sulmin ndaj objekteve diplomatike të Britanisë në Iran.

XS
SM
MD
LG