Lidhje

Bashkimi Evropian shton presionin ndaj Hungarisë

  • Zëri Amerikës

Bashkimi Evropian shton presionin ndaj Hungarisë

Bashkimi Evropian shton presionin ndaj Hungarisë

Bashkimi Evropian po e shton presionin ndaj Hungarisë që ky vend të kryejë reforma, duke thënë se ka dështuar të kontrollojë me efektshmëri deficitin buxhetor.

Ministri i Ekonomisë i Bashkimit Evropian Oli Rehn tha sot se qeveria e Budapestit ka dështuar t’i mbajë shpenzimet nën nivelin e kërkuar nga organizata, në 3 për qind të prodhimit ekonomik të vendit.

Ndërkohë, kryeministri italian Mario Monti bisedoi sot në Gjermani me kancelaren Angela Merkel lidhur me krizën financiare. Zoti Monti tha se vendi i tij ka nevojë për më tepër mbështetje konkrete nga Bashkimi Evropian dhe Gjermania në shkëmbim të masave të ashpëra ekonomike që ka zbatuar.

Kryeministri italian paralajmëroi se italianët mund të krijojnë armiqësi ndaj Evropës dhe Gjermanisë, në se nuk shohin rezultat nga masat e ashpëra ekonomike. Gjermania, ekonomia më e fuqishme Evropiane nga ana e saj ka thënë se nuk ka imunitet nga pasojat e ngardalësimit ekonomik të kontinentit.

XS
SM
MD
LG