Lidhje

BE vendos sanksione kundër presidentit sirian Bashar al-Assad


BE vendos sanksione kundër presidentit sirian Bashar al-Assad
BE vendos sanksione kundër presidentit sirian Bashar al-Assad

Bashkimi Evropian vendosi sanksione kundër presidentit sirian Bashar al-Assad, në përpjekje për t’i bërë presion qeverisë së tij pas shtypjes së protestave anti-qeveritare.

BE-ja e shtoi zotin Asad në listën e zyrtarëve të lartë që ndalohen të udhëtojnë në vendet e Bashkimit dhe ngriu pasuritë e tyre. Një seri sanksionesh të BE-së këtë muaj përfshinin 13 zyrtarë sirianë, përfshi Maher al-Assad, vëllai i presidentit dhe komandant i një divizioni të ushtrisë siriane.

Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione mbi zotin Assad dhe gjashtë këshilltarë të tij, duke thënë se i mban ata përgjegjës për sulmet vdekjeprurëse nga forcat e sigurisë.

Aktivistët sirianë të të drejtave të njeriut thonë se më shumë se 850 civilë janë vrarë që nga mesi i marsit gjatë protestave pro-demokracisë, që kërkojnë edhe largimin nga pushteti të Presidentit Bashar al-Assad.

XS
SM
MD
LG