Lidhje

Basketboll në luftanije në praninë e Presidentit Obama

  • Zëri Amerikës

Basketboll në luftanije në praninë e Presidentit Obama

Basketboll në luftanije në praninë e Presidentit Obama

Loja e djeshme e baskebollit mes ekipit të Universitetit të Karolinës së Veriut, Tar Heels dhe atij të Universitetit të Miçiganit, Spartans, ishte e pazakontë.

Presidenti Barak Obama dhe Zonja e Parë ishin mes spektorëve por edhe prania e tyre nuk ishte aspekti më i veçantë. Dy ekipet luajtën në luftanijen e ushtrisë amerikane USS Carl Vinson në Kaliforni. Shumica e spektatorëve ishin ushtarakë aktivë ose në pension, dhe loja u mbajt dje, ditën kur në Shtetet e Bashkuara festonin ditën e veteranëve.

Në përputhje me temën uniformat kishin temën e kamuflazhit dhe në vend të emrave, kishin të shkruar SH.B.A.

Ideja e organizatorëve ishte pikërisht të nderoheshin ushtarakët.

Tar Heels i mundën Spartanët me rezultatin 67-55, por po të gjykosh nga atmosfera, askush nuk ishte i humbur në lojën e djeshme.

Carl Vinson ishte luftanija nga ku u hodh trupi i pajetë i bin Ladenit në Oqean pas vrasjen nga forcat elitë të marinës.

XS
SM
MD
LG