Lidhje

Rama kërkon bllokim të basteve online


Sipas kryeministrit në faqet e huaja të internetit harxhohen nga 500 deri 700 milion dollarë në vit. Paralajmërohet mbyllja edhe e lojërave të fatit

Në Shqipëri kryeministri Rama njoftoi sot se ka vendosur të kërkojë bllokimin e të gjithë faqeve të huaja të internetit ku vihen baste online. Sipas kryeministrit mendohet se shuma që shqiptarët harxhojnë për baste shkon nga 500 deri 700 million dollarë në vit. Ai gjithashtu paralajmëroi synimin e qeverisë për të mbyllur aktivitetin e lojrave të fatit në Shqipëri.

Pas operacionit të ndërmarrë në të gjithë vendin kundër të lojërave të fatit që ushtrohen pa licencë, qeveria synon të bllokojë edhe bastet online që vihen përmes faqeve të huaja të internetit. Kryeministri Edi Rama tha sot se është ngarkuar ministrja e inovacionit që "të kërkojmë bllokimin e të gjithë websiteve ku derdhen kursime të emigracionit për familjet shqiptare këtu në Shqipëri, apo derdhen paratë e fundit të familjeve në kushte të vështira, jashtë Shqipërisë. Shifra që Shqipëria dhe shoqëria jonë dhe familjet shqiptare humbasin në aventurën e basteve online, në destinacione jashtë Shqipërisë, brenda një viti varion nga 500 në 700 milionë dollarë".

Qendrat e basteve në Shqipëri
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:51 0:00

Zoti Rama saktësoi megjithatë se e gjitha kjo kërkon një reformë rregullatore, ndërkohë që edhe aktiviteti i lojërave të fatit nuk do të ketë jetë të gjatë, pasi sipas kryeministrit Shqipëria nuk mund të jetë vendi ku luhet kumar: "Ata të cilët sot janë tërësisht brenda kornizës së ligjit, kanë projektuar një investim, kanë bërë një investim dhe kanë zhvilluar një investim, bazuar mbi ligjin dhe mbi licencën e marrë në rrugë të ligjshme, të mos dalin të dëmtuar, por sigurisht të përgatiten për të mos fituar gjithë jetën me këtë aktivitet, sepse ky nuk është një aktivitet që do të zgjasë gjithë jetën, sepse Shqipërisë ky aktivitet nuk i duhet".

Ndërsa deri më tani janë bllokuar mbi 400 lokale lojërash fati të paligjshme dhe janë sekuestruar disa mijëra pajisje dhe monitorë, kryeministri tha se dhe ata që janë të licensuar duhet të derdhin një orë e më parë detyrimet ndaj shtetit si dhe të respektojnë detyrimet e ligjit, që përcaktojnë se nuk mund të jenë pranë shkollave, spitaleve apo bankave. Sipas zotit Rama Shqipëria "është një vend i varfër, që ka nevojë për punësim e arsim dhe jo për plagë që shkatërrojnë jetë njerëzish e familjesh të thjeshta".
XS
SM
MD
LG