Lidhje

Bastisje në Bosnje Hercegovinë kundër fondamentalistë mysliman

  • Zëri Amerikës

Bastisje në Bosnje Hercegovinë kundër fondamentalistë mysliman

Bastisje në Bosnje Hercegovinë kundër fondamentalistë mysliman

Policia në Bosnje Hercegovinë ka kryer një seri bastisjesh që kanë patur si objektiv fondamentalistë mysliman në mbarë pjesën verilindore të vendit, në përpjekje për të eliminuar aktivitete të mundshme terroriste.

Zyra e prokuorit të Bosnjes tha sot se bastisjet u kryen në shtëpitë e disa anëtarëve të sektit Vahabi – myslimanë që praktikojnë interpretimin më strikt të Kuranit dhe injorojnë ligjet e tjera.

Asnjë arrestim nuk është bërë, por zyrtarët thanë se kanë mbledhur disa prova. Bosnja ka kryer edhe në të kaluar bastisje të tilla.

Zyrtarët thanë se një numër i madh luftëtarësh të huaj islamikë kanë shkuar në Bosnje gjatë konfliktit të viteve 1990 mes myslimanëve boshnjak, kroatëve dhe serbëve. Shumë prej tyre qëndruan edhe pas marrëveshjes së nënshkruar në vitin 1995.

XS
SM
MD
LG