Lidhje

Bastisje në shtëpinë e djalit të Ratko Mlladiçit


Bastisje në shtëpinë e djalit të Ratko Mlladiçit
Bastisje në shtëpinë e djalit të Ratko Mlladiçit

Në Beograd, policia në Serbi bëri kontrolle në një apartament që përket djalit të Ratko Mlladiçit, i kërkuar për krime lufte. Prokurori serb për krimet e luftës, Vladimir Vukçeviç, thotë se hetuesit bënë kërkime për të mësuar se ku mund të jetë fshehur Mlladiçi.

Ish-shefi i ushtrisë serbe të Bosnjes qëndron i fshehur që nga viti 1995 kur ndaj tij u ngrit aktakuza nga Gjykata e Hagës për Krime Lufte, për rolin e tij në krimet gjatë luftës së Bosnjes. Arrestimi i tij është një kusht i rëndësishëm për pranimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

Po sot, prokurorët morën në pyetje për këtë çështje ish shefin ushtarak të zbulimit Aco Tomiç. Ai dyshohet se ka ndihmuar Mlladiçin t’i fshihet autoriteteve. Mlladiç akuzohet për gjenocid dhe krime të tjera lufte të kryera nga trupat që ai komandonte, përfshirë masakrën e Srebrenicës, ku u vranë 8 mijë burra dhe djem myslimanë.

XS
SM
MD
LG