Lidhje

Turqi, vazhdon bastisja e bizneseve pas dështimit të puçit


Në një operacion në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, policia në Turqi lëshoi 200 urdhër-arreste dhe bastisi rreth 100 mjedise, në kërkim të personave të akuzuar për lidhje me grushtin e shtetit të muajit të kaluar.

Bastisjet e sotme kishin si objektiv qendra biznesi në kërkim të lidhjeve midis tyre dhe përkrahësve të lëvizjes fetare të klerikut Fetullah Gulen, që jeton në Shtetet e Bashkuara dhe që Turqia e ka akuzuar si organizatorin e grushtit të shtetit. Bastisjet e sotme, pasojnë njoftimin e djeshëm, kur Turqia tha se do të lironte me kusht 38 mijë të dënuar për të hapur vend në burgje për të arrestuarit e shumtë.

Deri tani janë ndaluar mbi 35 mijë persona, mes të cilëve gjykatës, akedemikë dhe gazetarë, dhe mbi 17 mijë prej tyre janë arrestuar. Rreth 80 mijë nëpunës të administratës publike janë pushuar nga puna që pas grushtrt të dështuar të shtetit më 15 korrik.

XS
SM
MD
LG