Lidhje

Bazë sekrete ajrore në Lindjen e Mesme për të sulmuar terroristët në Jemen


Bazë sekrete ajrore në Lindjen e Mesme për të sulmuar terroristët në Jemen
Bazë sekrete ajrore në Lindjen e Mesme për të sulmuar terroristët në Jemen

Media amerikane njofton se CIA po ndërton një bazë sekrete ajrore në Lindjen e Mesme për t’u përdorur për sulme me avionë pa pilot në Jemen.

Agjencia Associated Press që njoftoi e para planet e ndërtimit, citon zyrtarë amerikanë të paidentifikuar të thonë se baza mund të jetë në veprim në fund të vitit.

Ndërkohë militantët islamikë sulmuan qytetin Huta në Jemen sot në mëngjes duke vrarë një polic dhe duke plagosur tre të tjerë.

Rreth 200 militantë u përleshën me policinë sot rreth ndërtesave qeveritare dhe të sigurisë. Militantët përfshi anëtar të dyshuar të al-Kaidës, morën nën kontroll lagje të tëra pas përleshjeve me forcat qeveritare. Sulmi ngre shqetësime rreth stabilitetit të Jemenit pas katër muaj trazirash.

XS
SM
MD
LG