Lidhje

BB: Kriza mbi Krimenë mund të tkurrë ekonominë ruse


Banka Botërore thotë se ekonomia e dobët e Rusisë mund të tkurret së tepërmi këtë vit, në se kriza e Moskës me Perëndimin lidhur me aneksimin rus të Krimesë intensifikohet më tej.

Në një raport të ri të publikuar sot, Banka Botërore thotë se ekonomia e Rusisë mund të tkurret me 1,8 për qind në vitin 2014 dhe se investitorët mund të nxjerrin jashtë vendit investime me vlerën e 150 miliardë dollarëve.

Huadhënësi ndërkombëtar me qendër në Uashington thotë se “problemi i vazhdueshëm i besueshmërisë” për ekonominë ruse tani është shndërruar në një “krizë besimi”, e cila i ka ekspozuar qartë dobësitë e ekonomisë ruse.

Banka Botërore thotë se “rrisku politik do të jetë i spiktaur” në afat të shkurtër, pas sanskioneve të para ekonomike të vendosura nga SHBA dhe BE ndaj ligjvënësve dhe këshilltarëve rusë me lidhje me presidentin Putin.

Perëndimi ka kërcënuar vendosjen e sanksioneve më të ashpëra, në se Rusia vazhdon përparimin në rajone të tjera të Ukrainës, pasi mori kontrollin e gadishullit të Krimesë, me pretendimin se ai është pjesë e Rusisë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG