Lidhje

BE: 17 vendet e Eurozonës do të përballen me një recesion të butë gjatë 2012


BE: 17 vendet e Eurozonës do të përballen me një recesion të butë gjatë 2012
BE: 17 vendet e Eurozonës do të përballen me një recesion të butë gjatë 2012

Bashkimi Evropian tha se 17 vendet që përdorin monedhën e përbashkët euro do të përballen me një recesion të butë gjatë këtij viti.

Në nëntor, BE-ja parashikoi se ekonomia e eurozonës do të përparonte me 0,5 për qind, në vitin 2012. Megjithatë, sot Bashkimi Evropian tha se priste që ekonomia e vendeve të bashkimit monetar këtë vit do të pësonte një rënie prej 0,3 për qind, edhe pse kohët e fundit ka patur shenja qëndrueshmërie ekonomike.

Parashikimet mbi eurozonën duken më pak pozitive krahasuar me rritjen prej 4,3 për qind që pritej të përmirësonte ekonominë globale në vitin 2012, dhe me atë prej më shumë se 2 për qind të Shteteve të Bashkuara, ekonomia më e madhe në botë.

Kriza e borxheve qeveritare evropiane, veçanërisht ajo e Greqisë, vazhdon të rëndojë shumë në ekonominë e kontinentit. Bashkimi Evropian tha se pritet që Greqia të pësojë këtë vit një recesion të mëtejshëm prej prej 4,4 për qind.

XS
SM
MD
LG