Lidhje

BE bllokon pasuritë financiare të 18 ukrainasve në Evropë


Bashkimi Evropian tha se po bllokon pasuritë financiare në Evropë të 18 ukrainasve që thotë se kanë keqpërdorur fondet shtetërore të qeverisë së Kievit.

Ministrat e jashtëm të BE-së miratuan sot listën por nuk bën të ditura emrat, një ditë para publikimit të faqes zyrtare të BE-së, kështu që ukrainasit nuk do të kenë një shans të fundit për të tërhequr pasuritë e tyre. Sanksionet do të jenë në fuqi për një vit.

Burimet njoftojnë se presidenti i rrëzuar i Ukrainës Viktor Janukoviç mund të jetë në listën e BE-së. Zvicera dhe Lihtenshajni, dy vende evropiane jashtë grupit të 28 vendeve të BE-së, kanë bllokuar tashmë pasuritë e tyre në vend, së bashku me ato të 19 zyrtarëve të tjerë ukrainas.

Zyrtarët e BE-së thanë se shpresojnë të marrin pasuritë dhe t’ua kthejnë paratë qeverisë së re të Ukrainës.

Ndërkohë, krahu ekzekutiv i BE-së ka rënë dakort për një paketë 15 miliardë dollarëshe në hua dhe grante për qeverinë e Ukrainës.

Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso tha se paratë do të përdoren për të reformuar qeverinë e Kievit.
XS
SM
MD
LG