Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dënuan Bjellorusinë për qëndrimin ndaj të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit.
Këto komente ata i bënë në një takim në Poloni, i cili synon afrimin e ish-republikave ruse me Bashkimin. Udhëheqësi i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy bëri thirrje për lirimin e të burgosurve politikë në Bjellorusi.
Ai tha se organizata nuk mund të angazhohet me Bjellorusinë, në se ky vend nuk tregon se po bën përparim drejt demokracisë dhe në respektimin e të drejtave të njeriut.
Pas takimit me kundërshtarët e regjimit të Presidentit Alexander Lukashenko, kancelarja gjermane Angela Merkel i kritikoi veprimet e qeverisë bjelloruse si “tërësisht të papranueshme”.
Bjellorusia e bojkotoi takimin e Polonisë.