Lidhje

BE dhe Irani, takim për çështjen bërthamore me 20 janar


BE dhe Irani, takim për çështjen bërthamore me 20 janar
BE dhe Irani, takim për çështjen bërthamore me 20 janar

Zyrtarët e Bashkimi Evropian thanë se Irani dhe fuqitë perendimore do të takohen më 20 janar në Stamboll për bisedime mbi programin e debatueshëm bërthamor të Teheranit.

Bashkimi Evropian ka lënë të kuptohet se do të refuzojë ftesën e Iranit për të vizituar impliantet bërthamore këtë muaj.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së Catherine Ashton tha se përgjegjësia për inspektimin i takon agjencisë së OKB-së për energjinë bërthamore. Ajo i bëri komentet sot pas takimit me ministrin e jashtëm të Hungarisë.

Takimi më 20 janar do të përfshijë pesë vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Evropës si dhe Gjermaninë.

Irani ftoi Rusinë dhe Kinën të vizitojnë impiantet bërthamore por përjashtoi vendet e tjera anëtare, Francën, Britaninë, Shtetet e Bashkuara si dhe Gjermaninë.

Të martën Irani konfirmoi se kishte dërguar ftesa për disa vende të BE-së. Hungaria që mban presidencën e radhës së BE-së ishte mes vendeve të ftuara.

XS
SM
MD
LG