Lidhje

BE diskuton për të vendosur sanksione shtesë ndaj Sirisë

  • Zëri Amerikës

BE diskuton për të vendosur sanksione shtesë ndaj Sirisë

BE diskuton për të vendosur sanksione shtesë ndaj Sirisë

Sot ministrat e jashtëm të BE-së po diskutojnë për të vendosur sanksione shtesë ndaj Sirisë, si përgjigje ndaj shtypjes së përgjakshme të protestave të opozitës.

Ndërkohë, sot Siria e ka akuzuar Lidhjen Arabe se po ndërmerr hapa të rrezikshme, duke votuar për përjashtimin e vendit nga organizata rajonale, për shkak të shtypjes së protestave. Në një konferencë shtypi, Ministri i Jashtëm sirian, Walid al-Moallem tha sot se votimi i së shtunës ishte i paligjshëm, ngaqë nuk ishte i njëzëshëm nga të 22 vendet anëtare.

18 vende votuan për përjashtimin e Sirisë nga Lidhja Arabe, vetë Siria, Libani dhe Jemeni votuan kundër, kurse Iraku absetoi. Ministrat e Jashtëm të Lidhjes Arabe do të takohen të mërkurën në kryeqytetin Rabat të Marokut, për të diskutuar për këtë çështje.

XS
SM
MD
LG