Lidhje

BE do të fillojë provat për të parë gjendjen e centraleve bërthamore


BE do të fillojë provat për të parë gjendjen e centraleve bërthamore

BE do të fillojë provat për të parë gjendjen e centraleve bërthamore

Bashkimi Evropian njoftoi se do të fillojë në qershor provat për të parë gjendjen e stacioneve bërthamore në vendet anëtare.

Njoftimi erdhi dje, pas një takimi të ministrave të energjisë në Hungari, e cila mban presidencën e radhës së BE-së.

Komisioneri i BE-së për Energjinë Guenther Oettinger tha se siguria bërthamore është një shqetësim për të gjithë kontinentin. Ai premtoi se provat do të jenë objektive dhe strikte dhe se rezultatet do të publikohen në dhjetor.

Kriteret e sakta për këto prova do të përcaktohen javën e ardhshme në një takim në Bruksel.

Pas katastrofës bërthamore në Japoni, provat do të ekzaminojnë efektet e tërmeteve, cunamëve apo katastrofave të tjera natyrore mbi uzinat e energjisë bërthamore. Por nuk është marrë vendim nëse do të shqyrtohen skenarë të tjerë, si një aksident ajror mbi uzinë.

XS
SM
MD
LG