Lidhje

BE financon projekte për fëmijët


Bashkimi Europian financoi në Shqipëri 3 projekte për të drejtat e fëmijëve dhe shërbimet ekonomike e ligjore ndaj tyre. Projektet do të zbatohen nga organizata “Save the Children” dhe shoqata vendore në ndihmë të fëmijëve romë dhe egjiptianë.
Projekt i "Save the children"
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:35 0:00


Veprimtarët besojnë se krahas mbështetjes së fëmijëve, ata po ndikojnë edhe në ndarjen më të mirë të buxheteve pro fëmijëve nga pushteti qendror dhe ai vendor.
Bashkimi Europian sapo ka financuar 3 projekte dyvjeçare rreth 650 mijë euro për shërbimet ndaj fëmijëve, të drejtat dhe përfshirjen e tyre sociale si dhe shfrytëzimin e drejtësisë restauruese. Projektet do të zbatohen nga organizata “Save the Children” dhe shoqata të tjera vendase. Njëri projekt parashikon ngritjen e një qendre ditore për fëmijët e rrugës romë dhe egjiptianë në Shkodër, dhe afrimin e tyre me shërbimet publike shëndetësore dhe administrattive. Projekti i dytë parashikon mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve me burime të shtuara financiare, dhe projekti tjetër jep ndihmë atyre fëmijëve me konflikte penale duke ndërmjetësuar pajtime apo dënimet alternative të tyre.

Projektet fuqizojnë reagimin e shoqatave rome dhe jorome në mbrojtje të fëmijëve, zbulimin dhe fshirjen e pengesave për integrimin e tyre në shoqëri. Zbatuesja kryesore e këtyre projekteve është organizata “Save the children”, në bashkëpunim me organizatat vendore. Projektet sjellin ndryshime pozitive dhe të qëndrueshme në jetën e fëmijëve më në nevojë, thotë përfaqësuesja e “Save the Children” për Shqipërinë, Anila Meço.

Me një projekt të veçantë “Save the children” po nxit rritjen e investimeve publike për fëmijët dhe vëzhgimin e tyre. Përfshirja e organizatave vendore dhe e vetë fëmijëve në mbrojtjen e të drejtave të tyre është një nga kërkesat e Bashkimit Europian, për një shoqëri pa diskriminim etnik apo gjinor, që ngre zërin kur të drejtat shkelen. Përfaqësuesit e organizatave pohuan se në këto projekte është mjaft i rëndësishëm zëri i bashkësive vendore. Shoqëria civile po përfshihet në ndryshimet jetike për fëmijët shqiptarë, herë duke u shërbyer drejtpërdrejt në zonat e banimit, e herë duke kërkuar përmirësime ligjore në përfitim të fëmijëve pranë grupimeve politike apo pushtetit vendor.
XS
SM
MD
LG