Lidhje

BE gati të vendosë kufizime udhëtimi për presidentin bjellorus


BE gati të vendosë kufizime udhëtimi për presidentin bjellorus

BE gati të vendosë kufizime udhëtimi për presidentin bjellorus

Suedia tha se Bashkimi Evropian po përgatitet të vendosë kufizime udhëtimi mbi presidentin e Bjellorusisë Alexander Lukashenko dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë së tij për shtypjen e kundërshtarëve të tyre politikë.

Ministri i jashtëm suedez Carl Bildt tha sot se pret sanksione mjaft domethënëse nga vendet e BE-së. Qeveria bjelloruse ka arrestuar dhjetra protestues politikë dhe gazetarë që nga zgjedhjet e 19 dhjetorit që i dhanë Lukashenkos një mandat të katërt.

Vëzhguesit ndërkombëtarë dolën me konkluzionin se votimi ishte manipuluar.

Zoti Bildt tha se në BE po zhvillohen bisedime për formulimin e listës së atyre që do të përfshihen në sanksione. Ai tha se ministrat e jashtëm të BE-së do ta diskutojnë çështjen në Bruksel më 31 janar.

Zoti Lukashenko ndërkohë njoftohet se ka në plan të bëjë inagurimin të premten.

XS
SM
MD
LG