Lidhje

BE izolon Lukashenkon


BE izolon Lukashenkon
BE izolon Lukashenkon

Ministrat e Jashtëm të BE-së votuan në favor të imponimit të ngrirjes së pasurive dhe ndalimit të dhënies së vizave të udhëtimit për presidentin bjellorus Aleksandër Lukashenko dhe mbi 150 zyrtarë qeveritarë.

Ky vendim vjen si përgjigje e shtypjes së dhunshme të përkrahësve të opozitës në Bjellorusi, pas zgjedhjeve presidenciale të 19 dhjetorit të vitit të kaluar, në të cilat zoti Lukashenko u zgjodh për një mandat të katërt, përmes votimeve për të cilat opozita tha se u manipuluan.

Ministrat e BE-së thanë se donin t’i dërgonin një mesazh të fortë qeverisë së zotit Lukashenko, të cilën Washingtoni e ka përshkruar si diktaturën e fundit të Evropës.

XS
SM
MD
LG