Lidhje

BE-ja dhe Shqipëria, klima politike dhe detyrat teknike


BE-ja dhe Shqipëria, klima politike dhe detyrat teknike
BE-ja dhe Shqipëria, klima politike dhe detyrat teknike

Bashkimi Europian paraqiti sot në Tiranë një portal të ri interneti mbi kushtet dhe të drejtat e udhëtarëve që lëvizin në gjithë kontinentin për arësye të ndryshme. Ambasadori Etore Sequi tha se kjo adrese interneti nevojitet të jetë porta e parë që duhet të hapë kushdo para se të niset për udhëtim drejt vendeve të BE-së për turizëm, shkollim, biznes apo emigrim.

“Falë liberalizimit të vizave - tha amb Sequi - BE dhe Shqipëria janë afruar më shumë, kanë më shumë lidhje, dhe janë forcuar më tej marrëdhëniet me përfitim të dyanshëm. Kjo është arritja kryesore në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Por disa vende anëtare të BE janë përballur me një shtim të aplikimeve për azil nga vendet e Ballkanit Perëndimor. BE po vëzhgon nga afër procesin e liberalizimit të vizave dhe në fund të vitit do të dalë një raport i dytë mbi këtë”.

Ekspertët thonë se heqja e vizave për shqiptarët është një histori suksesi. Në gjysmën e parë të vitit nuk pati asnjë kërkesë për azil, dhe nuk pritet që Shqipëria të jetë në listën e vendeve problematike. Por ata thonë se BE me 12 detyrat e saj pret nga Shqipëria të arrijë shumë më tepër, ndërkohë që i ka refuzuar për herë të dytë statusin e kandidatit, me progres raportin e fundit. Megjithatë në dhjetor mblidhet edhe Këshilli i BE-së, i cili merr vendimet për aplikantët. Eksperti Glejdis Gjipali, drejtues i Lëvizjes europiane në Shqipëri, thotë që “ngërçi politik është përdorur si justifikim për mungesën e rezultateve. Ky ngërç - thotë ai - ka vonuar 2-3 reforma, por ka edhe shumë detyra të tjera si pronat dhe antikorrupsioni që qeveria duhet t’i kryente vetë, pavarësisht nga opozita, por nuk ka bërë përparim”.

Ditmir Bushati, deputet i Partisë Socialiste të opozitës thotë se BE është shumë i qartë: “kërkohet nga Shqipëria vullnet politik dhe angazhim për të realizuar 12 detyrat europiane. Nuk pritet një analizë e dytë për shqipërinë pa dëshmuar rezultate në këto 12 tema, dhe qeveria duhet të tregojë se është e aftë dhe ka vullnetin që ti arrijë ato. Opozita ka treguar vullnetin për reformën parlamentare dhe reformën zgjedhore”. Zoti Bushati tha se “krijimi i dy komisioneve nuk i heq këto dy tema nga lista e detyrave europiane, sepse krahas reformave në ligje, mbetet të shihet edhe gadishmëria e qeverisë për t’i zbatuar ato”.

Pozita dhe opozita arritën një marrëveshje në parlament për të reformuar kodin zgjedhor, dhe mirëkuptimi i tyre u përshëndet menjëherë nga OSBE dhe institucionet europiane dhe diploamcia perëndimore me shpresën se forcat politike po u kthehen detyrave të tyre në dobi të qytetarëve dhe të vendit.

XS
SM
MD
LG