Lidhje

BE-ja diskuton për forcimin e sanksioneve ndaj Sirisë

  • Zëri Amerikës

SYRIA

SYRIA

Ministrat e jashtëm evropianë diskutuan sot mbi forcimin e sanksioneve kundër regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad. Në një takim në Bruksel, ata u përpoqën të shtojnë trysninë ndaj regjimit sirian që ai të ndalë masat shtypëse kundër civilëve.

Ministrat kishin në plan të bllokonin pasuritë e disa zyrtarëve të qeverisë, të vendosnin sanksione ndaj bankës qendrore siriane dhe të ndalonin fluturimet e avionëve me mallra nga vendet e Bashkimit Evropian drejt Sirisë.

William Hague, Sekretar i jashtëm britanik tha:

"Ne kemi ndërprerë tashmë të gjitha eksportet e naftës. Po shtojmë kontaktet me opozitën, sidomos me Këshillin Kombëtar Sirian, me të cilin u takova të premten. Ne po japim ndihmë humanitare, pra po bëjmë shumë lidhur me gjendjen në Siri, por natyrisht në mungesë të një rezolute të OKB-së, çështja është shumë e ndryshme nga Libia".

Bashkimi Evropian ka vendosur një seri sanksionesh kundër Sirisë, duke bllokuar pasuritë e 100 personave dhe 38 organizatave si dhe duke ndërprerë furnizimin e vendit me pajisje për sektorin e naftës dhe të gazit.

Deri tani, sanksionet kanë patur pak efekte mbi regjimin e Assadit.

Organizatat e aktivistëve vlerësojnë se gjatë 11 muajve të trazirave në Siri kanë gjetur vdekjen rreth 7,500 njerëz.

XS
SM
MD
LG