Lidhje

BE kërkon zbatim të menjëhershëm të marrëveshjes Serbi-Kosovë

  • Zëri Amerikës

BE kërkon zbatim të menjëhershëm të marrëveshjes Serbi-Kosovë

BE kërkon zbatim të menjëhershëm të marrëveshjes Serbi-Kosovë

Bashkimi Evropian thotë se kërkon një zbatim të shpejtë të marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës që synon lehtësimin e shqetësimeve të Kosovës rreth refuzimit të Serbisë për të njohur pavarësinë e shtetit të ri.

Marrëveshja e nënshkruar javën e kaluar, do të lejojë kosovarët që të udhëtojnë në Serbi me letra identifikimi të lëshuara nga Kosova. Po ashtu në bazë të marrëveshjes, Serbia ja kalon Kosovës dokumentet civile si çertifikatat dhe liçensat e martesës. Të dy vendet do të njohin diplomat e secilit vend.

Shefja e politikës së jashtëme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton e përshëndeti marrëveshjen duke thënë se kjo do të sjellë më pranë Evropës Kosovën dhe Serbinë.

Por Ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiç i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se dëshira për stabilizimin në Ballkan dhe jo presioni nga Bashkimi Evropian e motivuan vendin e tij për të arritur marrëveshjen me Kosovën dhe po ashtu të arrestojë të kërkuarin për krime lufte Ratko Mlladiç.

XS
SM
MD
LG