Lidhje

BE: Kontrollet e Danimarkës në kufi, shkelje e marrëveshjes së Shengenit


BE: Kontrollet e Danimarkës në kufi, shkelje e marrëveshjes së Shengenit
BE: Kontrollet e Danimarkës në kufi, shkelje e marrëveshjes së Shengenit

Bashkimi Evropian thotë se planet e Danimarkës për të risjellë kontrollet e përhershme të hyrje-daljeve në kufi, mund të përbëjnë shkelje të ligjit të Bashkimit Evropian dhe marrëveshjes së Shengenit për lirinë e udhëtimit.

Në një letër drejtuar kryeministrit danez Lars Lokke Rasmussen, Presidenti i Komisionit Evropian, Zhoze Manuel Barrozo tha të premten se ai është i shqetësuar se plani i Danimarkës do të kufizojë lirinë e lëvizjes për njerëzit në 25 vendet e zonës së Shengenit, ku banorët dhe turistët lëvizin lirisht pa patur nevojë për viza.

Zoti Barrozo tha se Komisioni Evropian do të marrë gjithë masat e duhura për të bërë të mundur respektimin e ligjit të Bashkimit Evropian. Qeveria daneze e informoi Komisionin të mërkurën se kishte në plan të rivendoste kontrollin në kufijtë me Suedinë dhe Gjermaninë duke thënë se kjo masë ishte në përputhje me rregulloren e Shengenit. Partia Popullore e Danimarkës thotë se rivendosja e kontrollit në kufi do të pakësonte krimet ndër-kufitare, përfshirë imigracionin e paligjshëm dhe trafikimin e qënieve njerëzore.

XS
SM
MD
LG