Lidhje

BE më pranë një marrëveshjeje për një fond më të madh ndihmash

  • Zëri Amerikës

BE më pranë një marrëveshjeje për një fond më të madh ndihmash

BE më pranë një marrëveshjeje për një fond më të madh ndihmash

Sot, Bashkimi Evropian ju afrua më pranë një marrëveshjeje për një fond më të madh ndihmash për vendet evropiane të zhytura në borxh.

Austria u bë sot vendi i 14 nga 17 vendet e Eurozonës, që duhet ta miratojnë paketën, në mënyrë që të fillojë zbatimi i saj. Austria e miratoi paketën ndërsa disa ekspertë financiarë po thonë se fondi duhet të jetë edhe më i madh, ndoshta triliona dollarë më shumë, për të mbuluar ndihmat e mundshme për qeveritë evropiane me më tepër borxhe.

Tani mbeten të votojnë për fondin Malta, Holanda dhe Sllovakia. Kjo e fundit mund të bëhet pengesë, ngaqë qeveria e këtij vendi të Evropës Qendrore është e ndarë lidhur me çështjen për ndihma të reja ndaj Greqisë, ndërsa Athina përpiqet të shmangë mospagimin e kredisë së vitit të klauar.

Ndërkohë, kryeministri grek Jorgos Papandreu pritet të takohet sonte në Paris me Presidentin francez Nikola Sarkozi. Zoti Papandreu po i vazhdon përpjekjet në kryeqytetet evropiane për të siguruar mbështetje të re nga kreditorët ndërkombëtarë, që Greqia të marrë 11 miliardë dollarë nga paketa prej 159 miliardë dollarësh.

XS
SM
MD
LG