Lidhje

BE mbështet antarësimin e Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë

  • Zëri Amerikës

BE mbështet antarësimin e Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë

BE mbështet antarësimin e Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë

Bashkimi Evropian ka mbështetur antarësimin e Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë, gjë që afron Moskën më shumë drejt hyrjes në këtë organizatë botërore.

Ministrja ruse e Ekonomisë Elvira Nabiullina dhe Komisioneri i BE për Tregtinë, Karel de Gucht nënshkruan sot një marrëveshje për zgjidhjen e pengesave bypalëshe ndaj përkrahjes së BE-së për antarësimin e Rusisë në OBT.

Presidenti i Komisionit Evropian Zhoze Manuel Barrozo e cilësoi nënshkrimin një hap të rëndësishëm në këtë proces. Rusia, ekonomia më e madhe jashtë Organizatës Botërore të Tregtisë dhe partneri më i madh i BE në tregti, paraqiti kërkesë për antarësim në BTO në qershor 1993.

Moska duhet të negociojë termat përfundimtare të antarësimit në Organizatën Botërore të Tregtisë. Por zoti Barrozo tha se e ardhmja e Rusisë në OBT brenda vitit 2011 është tani një perspektivë realiste.

XS
SM
MD
LG